The 40th anniversary of the Mosque in Brooklyn, New York
40 vjetori i Xhamisë në Brooklyn, New York
Pas Luftës së Dytë Botërore, për shkaqe të ndryshme, në veçanti për shkaqe politike dhe ekonomike rritet numri i shqiptarëve të shpërngulur në Amerikë. Shumica prej tyre vendosen në qytete të mëdha, të zhvilluara, siç janë Chicago, Detroiti, New Yorku... Në qytetin më të madh të Amerikës, në New York, ishin të vendosur numri më i madh i shqiptarëve, tani jo vetëm nga Jugu i Shqipërisë, por edhe nga Veriu i Shqipërisë, shumica ishin myslimanë...
Xhamia, Qendra Islame Shqiptare-Amerikane, Brooklyn, New York, themeluar me 12 Nëntor 1972. Myderriz Salih Ef.Myftia, imam Isa Hoxha, veprimtarë dhe nxënës të Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane në Brooklyn, New York, 1973.
.........................................................
Një shkrim me dy fotografi nga gazeta më e njohur amerikane “The New York Times” për hapjen e xhamisë në Brooklyn, New York. Në fotografi: Myderriz Salih Ef.Myftia, kurse duke bërë dua dallohet Haxhi Koçi nga Dibra, Halit Demlushi nga Gjakova, Musli Mulosmanaj nga Malsia e Gjakovës...
.............................................................
Imam Osman Zaga, pasardhësi i Salih ef. Myftiut, Imam Isa Hoxhës, duke predikuar në xhaminë e Brooklynit, New York.
..................................................................
Duke u rritur numri i shqiptarëve musliman, rritej edhe nevoja për të themelue një Qendër Islame, Xhami, që t’i shërbejë besimtarëve shqiptarë. Kështu, më 16 maj 1966, në Sheraton Atlantic Hotel të New York-ut, nën udhëheqjen e Salih Efendi Myftiut u mbajt mbledhja e Kuvendit të Qendrës Islamike Shqiptare-Amerikane, në të cilën u miratue Kushtetuta Themeltare e Qendrës Islamike Shqiptare prej nëntëmbdhjetë pikash…
Në pikën e parë thuhet: Të themelohet Xhamia e Qendrës Islamike Shqiptare-Amerikane, për shtetet New York dhe New Jersey, e cila ka karakter fetar dhe ka për synim forcimin e moralit, zhvillimin e filozofisë islame ndër besimtarët myslimanë shqiptarë…
Mbas përpjekjeve të vazhdueshme rreth gjashtë vjeçare, edhe pse ishte plakur, kishte mbi 70-të vjeç, nga gëzimi që shqiptarët mysliman po themelojnë një Xhami, Salih Efendiu punonte si të ishte djal i ri…
Me 12 nëntor 1972, Salih Efendi Myftiu me Bismilah e preu shiritin e Xhamisë në Brooklyn të New York-ut, pranë së cilës ishin tubuar qindra besimtarë shqiptarë, që nga orët e herëshme të mëngjesit, disa prej tyre të veshur me kostume kombëtare, sipas krahinave shqiptare…
Në mesin e masës së tubuar dalloheshin disa personalitete të shquara si Imam Isa Hoxha, Baba Rexhebi i Teqesë Bektashiane nga Detroit-i, Dr. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, etj. Aty dalloheshin edhe përfaqësuesit e mediave amerikane: Joseph Pascal nga “Zëri i Amerikës” në Washington, Robert Kessler i gazetës “The New York Times”, reporteri i gazetës “Dayli News” të New Yorkut, etj.
Kushtrimi për themelimin e kësaj Xhamie madhështore u përhapë si vetëtimë në mbarë botën, nga Amerika në Australi, e dëshmojnë urimet e përgëzimet që vinin në vazhdimësi…Kjo ndezi ndjenjat fetare dhe kombëtare ndër shqiptarët e mërguar, në një kohë kur në Shqipëri këto ndjenja ishin ndaluar…
Me 12 nëntor 1972, n’ora 15, pas dite, Salih Efendi Myftiu me Bismilah e preu shiritin e Xhamisë në Brooklyn të New York-ut, pranë së cilës ishin tubuar qindra besimtarë shqiptarë, që nga orët e herëshme të mëngjesit, disa prej tyre të veshur me kostume kombëtare, sipas krahinave shqiptare…
Mbas premjes së shiritit, filluan urimet, përgëzimet e besimtarëve, përqafimet me përzemërsi, me lotë në sy nga gëzimi për këtë xhami...
Kur besimtarët hynë në faltore, Kryetari i Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane, z.Rexhep Kumbarçe, përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe dhe anglishte dhe ja dha fjalën imamit të xhamisë, burrit të Malësisë së Gjakovës, z.Isa Hoxha, i cili ndër të tjera tha:
”Të gjitha falënderimet, lavdimet, janë vetëm për Krijuesin e Gjithësisë. Vetëm Krijuesit i përulemi! Vetëm Krijuesin adhurojmë dhe vetëm Krijuesit i kërkojmë për udhëheqje në rrugën e drejtë!”
”O Zot fuqiplotë dhe mëshirues i madh!”
Sot të bashkuem në kët vend të shejtë dhe në kët ditë gëzimi për të festue hapjen e kësaj Qendre Islame Shqiptare-Amerikan në Brooklyn, New York. tek Ti së pari e drejtojmë mendjen dhe zemren tonë për të kërkue ndihmën dhe bekimet t’Ueja për nji punë të mbarë e për mbarëvajtjen e popullit tonë shqiptar.”
”Populli shqiptar, edhe pse shekuj me radhë ka kalue shumë valë e dallga të rrezikshme, prap se prap, po aj popull mujti me mbajtë besimin Islam, Katolik e Ortodoks.”
”O Zot! Me rastin e inaugurimit të kësaj Qendre të Re të besimit islam shqiptar në qytetin e New Yorkut, na përvujtnisht të lutemi t’i dhurojsh popullit shqiptar punë të mbarë, nderë e lavdi dhe të derdhish bekimet Tua mbi të gjithë ata besimtarë të cilët sakrifikuan çdo gjë për t’a ndërtuar kët Qendër jashtë Atdheut... “
Pas imam Isa Hoxhës, z.Rexhep Kumbarçe, paraqiti folësin kryesor, të ditës N-Kryetarin e Qendrës Islame, z.Mustafa Elezi, pinjoll i familjes të Jah Elezajve të Dragobisë, i cili, ndër të tjera, tha:
”Shpresoj se kjo Qendër nuk do të përdoret vetëm për predikime fetare, por do të shërbej edhe si shkollë për edukimin e brezit të ri. Gjithashtu do të jetë edhe Qendra e afrimit edhe e mirëkuptimit e të gjithë shqiptarëve, prandej me të drejtë do të quhet Qendër Fetare-Kombetare...”
”Falënderoj të gjithë ata vllazën shqiptarë që kontribuen për themelimin e kësaj Qendre. Uroj që kjo Qendër e Re Fetare të ket sukses në misionin e saj shpirtnor dhe kombëtar dhe njëkohësisht të bahet qendra e dashamirësisë të mbarë gjakut shqiptar...!”
Më 12 Nëntor 2012 u mbushën 40 vjet nga dita e përurimit të Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane, e cila me kalim kohe erdhi duke e zhvilluar veprimtarinë në fushën jo vetëm fetare, por edhe në atë atdhetare, shoqërore, arsimore, edukative, kulturore...
Merita të veçanta kanë shumë veprimtarë, por këtu po veçojmë dy prijësit e parë të kësaj Qendre Islame, Salih Efendi Myftia dhe Imam Isa Hoxha, për të cilët po paraqesim nga një jetëshkrim në shenjë nderimi e përkujtimi!
MYDERRIZ SALIH EF.MYFTIA (1891-1978)
..................................................
SHEMBULL I BESIMTARIT, DIJETARIT DHE ATDHETARIT… ISH MYFTIU I SHKODRËS DHE I PREFEKTURËS SË KOSOVËS, LUFTËTAR KUNDËR NAZI-FASHIZMIT DHE KOMUNIZMIT… THEMELUES I QENDRËS ISLAME SHQIPTARE-AMERIKANE, PËR SHTETET NEW YORK DHE NEW JERSEY, NË SH.B.A., UDHËHEQËSI SHPIRTËROR I MUSLIMANËVE SHQIPTARË NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS…
”Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, e përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush.” (Kur’an, 2:269)
Salih Efendi Myftia ishte një nga personalitetet më të njohura të botës shqiptare në atdhe dhe në mërgim…Një jetë të tërë, ky burrë i dheut, i shërbeu me përkushtim fesë dhe atdheut… lindi në vitin 1891 në Shkodër, një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, djep i kulturës, ekonomisë, qytet i shquar për ndjenjat fetare dhe kombëtare…
Salih Efendi Myftia rrjedh prej një familje shumë të njohur besimtarësh, dijetarësh, atdhetarësh, që brez mbas brezi u përpoqën që ta përhapin dritën e besimit, imanit, për të mbarën e vatanit…
Këtë rrugë e ndoqi me përkushtim edhe Salih Efendiu, por në rrethana krejt të ndryshme, herë më të mira, herë më të vështira…Përjetoj dy luftërat ballkanike dhe dy luftërat botërore, por fenë dhe atdhenë kurrë nuk i la pas dore…
Gjatë shkollimit u dallue si nxënës, ndërsa pas diplomimit u shque si mësimdhënës… Shërbeu edhe si imam në Shkodër, ishte edhe myderriz, në vitin 1927 shërbeu si myfti në Krujë, më vonë shërbeu si kryemyfti i prefekturës së Shkodrës dhe Kosovës…
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria u pushtue nga Italia fashiste, prill, 1939-shtator 1943, dhe nga Gjermania naziste, shtator, 1943-nëntor, 1944, Salih Efendi Myftia jo vetëm që nuk u pajtue me pushtimin e Shqipërisë nga fashizmi dhe nazizmi, por iu kundërvue atyre edhe me armë, derisa u internue në Gjirokastër…Sikur luftoj kundër fashizmit, nazizmit, luftoj edhe kundër komunizmit…
Me 28-29 nëntor 1944, kur Shqipëria u pushtue nga komunizmi, Salih Efendiu nga Shkodra, Shqipëria, u largue jo për të shpëtuar, por luftën kundër komunizmit për ta vazhduar…
E vazhdoj në forma të tjera edhe për 34 vjetë, deri sa ndrroi jetë…E vazhdoj veprimtarinë në katër kontinente, n’Europë, n’Afrikë, n’Azi dhe n’Amerikë…
Në Amerikë u vendos në New York, pranë djalit, Dr. Fuad Myftiu (1924-2007), cili ka doktorue në drejtësi në Firencë, Itali, me 1951.
Me të ardhur në New York, ku gjeti mijëra shqiptarë të emigruar për shkaqe politike dhe ekonomike, iu përvesh punës për organizimin e tyre në dobi të çështjes fetare dhe kombëtare.
Me 16 maj 1966, në Sheraton Atlantic Hotel të New York-ut, nën udhëheqjen e Salih Efendi Myftiut u mbajt mbledhja e Kuvendit të Qendrës Islamike Shqiptare-Amerikane, në të cilën u miratue Kushtetuta Themeltare e Qendrës Islamike Shqiptare prej nëntëmbdhjetë pikash…
Në pikën e parë thuhet: Të themelohet Xhamia e Qendrës Islamike Shqiptare-Amerikane, për shtetet New York dhe New Jersey, e cila ka karakter fetar dhe ka për synim forcimin e moralit, zhvillimin e filozofisë islame ndër besimtarët myslimanë shqiptarë…
Mbas përpjekjeve të vazhdueshme rreth gjashtë vjeçare, edhe pse ishte plakur, kishte mbi 70-të vjeç, nga gëzimi që shqiptarët musliman po themelojnë një Xhami, Salih Efendiu punonte si të ishte djal i ri…
Me 12 nëntor 1972, Salih Efendi Myftiu me Bismilah e preu shiritin e Xhamisë në Brooklyn të New York-ut, pranë së cilës ishin tubuar qindra besimtarë shqiptarë, që nga orët e herëshme të mëngjesit, disa prej tyre të veshur me kostume kombëtare, sipas krahinave shqiptare…